Qytetarët e zonave të ndryshme të Podujevës po vazhdojnë të hasin në gjarpërinj, shkruan Llapi.info.

Vetëm gjatë kësaj jave, në adresë të Llapi.info, kanë arritur dhjetëra video nga qytetarët që kanë hasur në ta.

Madje, Llapi.info ka raportuar se gjarpri i kishte depërtuar brenda në veturë.

Një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Brainë. Banori që ka dërguar pamje në Llapi.info ka thënë se i njëjti kishte qenë i tipit Vipera.

Rastet kur qytetarët kanë hasur në gjarpërinj janë edhe në fshatin Kërpimeh. Në pamje që kanë arritur në Llapi.info shihet se gjarpri ka qenë goxha i gjatë.

Rast të tillë ka pasur edhe në fshatin Sallabajë./Llapi.info