Vendimi i institucioneve të Kosovës, që në Ditën e Evropës (9 maj) të pushojnë institucionet e vendit, po shihet si diçka e panevojshme.
Ata në një prononcim për Telegrafin konsiderojnë se edhe në këtë ditë duhet të punohet sikurse ditëve tjera të punës.
Ata kanë theksuar se as vet shtetet e Evropës nuk pushojnë në këtë, e që as Kosova nuk ka arsye që të ketë pushim me 9 maj.
“Evropa punon, pse ne mos te punojmë. Pasi kemi një masë të madhe të papunëve, edhe nëse nuk punohet nuk është ndonjë problem i madh”, ka thënë njëra nga qytetarët.
Ndryshe, 9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit. Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë.
Vizion i tij ka qenë krijimi i një institucioni evropian që do të grumbullonte dhe menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut. Traktati për krijimin e një organi të tillë është nënshkruar vetëm një vjet më vonë.
Propozimi i Schumanit konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian. Për të festuar Ditën e Evropës, institucionet e BE-së hapin dyert e tyre për publikun më 2 maj në Strasburg dhe më 9 maj në Bruksel dhe Luksemburg.
A duhet të punojmë apo të pushojmë për ditën e Evropës? Flasin qytetarët
A duhet të punojmë apo të pushojmë për ditën e Evropës?Flasin qytetarët
Publiée par Telegrafi.com sur lundi 7 mai 2018