Sot ka nisur të asfaltohet segmenti i pestë në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Për t’i parë nga afër punimet, ka dalë edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili theksoi se premtimet e dhëna do t’i realizojë me kohë, transmeton Llapi.info
“Projekti në tërësi ka kosto mbi 9 milionë euro, kurse segmenti i pestë që po asfaltohet sot ka kosto mbi 4.5 milionë euro dhe kjo rrugë u’a mundëson qytetarëve dhe bizneseve qarkullimin e lirë. Podujeva e meriton këtë përkushtim tonin, sepse kanë dhënë shumë për këtë vend”, tha Ministri Lekaj.
Mirëpo, me fjalët e tij nuk u pajtua një qytetar i cili iu drejtua Lekajt se kjo rrugë sipas tij, është dashur të kryhet 10 vite më parë.
“Këqyri shaktat mshel i ki, ceva në rekë e ka mbulu reka. Na nuk jemi për shtet, duhet me punu për shtet. Kjo që dhjetë vjet është dashur me u kry”, ishin fjalët e tij drejtuar Ministrit.
Për më shumë video: