Para pesë ditëve i pari i komunës Agim Veliu ka njoftuar se në Spitalin e Podujevës, është bërë funksionale reparti i Maternitetit.
Mirëpo, në këtë repart qytetari i cili sot ka vizituar këtë spital nuk e ka gjetur askënd nga stafi mjekësorë.
Në një video të cilën e ka siguruar faqja ‘Podujeva Vendlindja Ime’, shihet se i njëjti ka kontrolluar në çdo cep të këtij reparti, mirëpo që nuk ka hasur në asnjë mjek.
“Fillimi i punës së Spitalit të ri është një sukses dhe e arritur për shëndetësinë në Llap, prandaj jam i lumtur që përkundër vështirësive dhe propagandës së zhvilluar kemi arritur ta bëjmë Podujevën me spital, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore të nivelit bashkëkohor për pacientët” kishte bërë të ditur Veliu, por nga kjo video gjendja po del të jetë krejt ndryshe.
Qytetari i cili vizitoi sot Spitalin e ri në Podujevë, nuk gjeti asnjë nga mjekët në vendin e punës (Video)Spitali i ri në Podujevë javën e kaluar ka nisur punën në një repart, në atë të martenitetit. Mirëpo një qytetar që deshi të mbes anonim, ka vizituar sot këtë spital dhe për çudi nuk has në asnjë nga matelbardhët. Qytetari për të shuar kurreshtjen mundohet të gjejë një nga mjekët që punojnë në këtë objekt të ri dhe hynë në disa dhoma por aty shihen vetëm muret dhe mjetët e punës por jo edhe personeli mjekësor.Ndiqeni pamjet që janë realizuar sot rreth orës 12:00!
Publiée par Podujeva Vendlindja Ime sur lundi 28 mai 2018