Policia e ka arrestuar një person (mashkull) pasi i njëjti gjatë kërkimit të dokumentet nuk ka pranuar të legjitimohet.
Siç njofton raporti 24 orësh i policisë i njëjti është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar zyrtarët policorë.
Gjatë intervistimit në stacionin policor i dyshuari e ka sulmuar një polic duke e goditur me grusht.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 13:45.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë 10.04.2021-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme. Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur përveç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht. Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.