Në qytetin e Podujevës është themeluar Liga komunale e futbollit të vogël. Katër muaj më parë nga disa futbolldashës kanë themeluar ligën komunale të futbollit të vogël dhe të cilët përmes kësaj lige kanë krijuar edhe ekipet e tyre. Liga komunale e futbollit tani ka arritur fazën e gjysmëfinales dhe ditën e diel do të luhen dy gjysmëfinalet e kësaj lige.

Kjo ligë komunale e futbollit të vogël është përkrahur shumë nga futbolldashësit të cilët në numër të shumtë kanë aplikuar për krijimin e ekipeve të tyre. Tani pasi kanë kaluar katër muaj nga formimi i kësaj lige, kjo lige ka arritur në fazën e gjysmëfinales.

Të dielen me datën 08.11.2015 do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale. Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhët ndërmjet FC. “Albpetrol” dhe FC. “Shajkofci”, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë ndërmjet FC. “Agimi” dhe FC “Bekanet”.

Organizatorët e Ligës komunale të futbollit të vogël për Llapi.info kanë shkruar se presim që kjo ligë të vazhdoj edhe me sezonin e dytë nëse eventualisht kanë ndonjë përkrahje nga komuna./Llapi.info