Mungesa e shportave të mbeturinave në qytetin e Podujevës ka bërë që qytetarët të hedhin mbeturinat në tokë. Por, nga java e ardhshme priten të vendosen këto shporta.

Avni Syla, shef i sektorit për zhvillimin ekonomik në komunën e Podujevës, ka thënë për “Llapi.info” se arsyeja pse shportat nuk janë vendosur deri tani ka qenë mungesa e dritave solare.

“Projekti për vendosjen e shportave është fitu tash e dy vite. Janë 60 shporta të fituara të cilat gjenden në kompanin “Pastrimi”. Ato priten të vendosen javen e ardhshme sipas nevojës që kërkohet. Arsyeja pse nuk janë vendosur deri tani ka qenë mungesa e dritave solare, sepse harku i diametrit të këtyrë shportave është në përputhje me parametrat e dritave solare”, ka thënë Syla.

Këto shporta që do të vendosen në shtyllat elektrike e kanë mekanizimin rrotullues për zbrazjen e mbeturinave.

Shporta të mbeturinave nevoiten edhe në parkun të pishat, edhe pse këtu kanë qenë të vendosura, por ato janë vjedhur.

Një gjë të tillë e kanë pranuar edhe zyrtatët komunal, duke mos e ditur nëse do të vendosen prapë këto shporta në këtë pjesë ose jo./Llapi.info