Lista Serbe ka kumtuar sot se kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, po vazhdon ta mbrojë tërësinë e Kosovës së pavarur dhe se “me paturpësi flet” edhe për “njëfarë shpërnguljeje të serbëve në rast të arritjes së marrëveshjes.

Në kumtesën e kësaj partie parlamentare, të cilën e përcjell FoNet, thuhet se Rada Trajkoviq është që të mos ndryshohet asgjë, “se e gjithë Kosova është e shqiptarëve, sepse për këtë kështu është më së miri”, transmeton Koha.net.

Lista Serbe ka shtuar se është e qartë se në njërën anë janë Rada Trajkoviqi dhe intelektualë të vetëshpallur të cilëve konflikti i ngrirë u shërben për pasurim e në anën tjetër gjenden ata që e duan paqen, marrëveshjen dhe të ardhmen.

“Të gjithë serbët e ndershëm nga Kosova do ta përkrahin çdo shans për paqe, marrëveshje dhe ardhmëri”, thotë kumtesa e Listës Serbe.