Dëmtimi i buxhetit për dy vite rradhazi dhe moszbatimi i udhëzimit administrativ nr.03/2014 për organizimin e funksioneve të komiteteve të obliguara në komunë nga Mehmet Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës, mund të qoj deri të një kallëzim penal që Rafet Llapashtica, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, mund të ngre ndaj këtij të fundit.
Llapashtica në mbledhjen që u mbajt dje në KK të Podujevës, ka paralajmruar kryesuesin e kuvendit, Mehmet Gashin, që nëse në mbledhjen e ardhshme nuk zbatohet udhëzimi administrativ nr.03/2014, do të ngre kallëzim penal.
Sipas Llapashticës, Mehmet Gashi është duke e mbajtur Komitetin për Politikë dhe Financa me 11 anëtar, e që sipas udhëzimit duhet të jenë 9 anëtar. Për dy anëtar më shumë të LDK-së paguhen mëditje tash e dy vite.
“Komitetin je tu e majt me 11 anëtar, a në udhëzim, unë jam i obligum me ta sqaru e ti për mue pash Zotin nuk e zbaton, se as nuk po insistoj me t’shti me zor me zbatu. Neni 4 i këtij udhëzimi thotë: Kuvendi komunal i cili përbëhet nga 35 deri 21 anëtar që e ke ditë në kohën e konsolidimit të këtij kuvendi, ti si kryesues je kanë i obligum qat ditë që je emërue, e ke mar besimin e këtyre këshilltarëve me zbatue. Duhet të përbëhet prej 9 anëtarëve në komitet. Sa i ke pas kryesues qe dy vjet? A i ke pas 11 anëtar?! Pse nuk e ke zbatu vendimin, udhëzimin administrative. E ke shkel drejtpërdrejt ligjin”, ka thënë Llapashtica.
“Shkelës i këtij udhëzimi je ti dhe nuk dojm me ngrit nëse e rregullon. E ke dëmtu buxhetin e komunës dy vjet me dy anëtar më shumë mëditje në kuvend. Atëherë nëse nuk don me ndëgjue grupi i këshilltarëve, ti si kryesues është mirë më ndëgjue së m’detyron padashje me ngrit një kallëzim penal. Komiteti për politikë dhe financa duhet me kanë i gatshëm për mbledhjen e ardhshme të dhjetorit. Nuk munesh me pru anëtar të komitetit për politikë dhe financa nga rradhët e LDK-së, por duhet me hjek edhe nja”, ka vazhduar Llapashtica.
“Nëse në seancën tjetër nuk e zbaton, publikisht une në emër temin kom me ngrit kallëzim penal për dëmtim të buxhetit dhe për pagim pa bazë së paguhemi prej të hyrave vetanake të kuvendit komunal.. Bashkëpunimin ta kemi ofrue në të mirë të qytetarit, divergjencat i kemi mbajt..Atëhere une kërkoj që si kryesues i kuvendit prej sodit me zbatue udhëzimin administrative”, ka thënë Llapashtica.
Për të gjitha këto, kryesuesi i kuvendit, Mehmet Gashi nuk ka dashur të përgjigjet duke vazhduar me procesverbalin e ditës./Llapi.info