Kryetari i Mitrovicës Veriore njëherit udhëheqës i Listës Serbe Goran Rakiq ka potencuar se përfaqësuesit e kësaj liste gjatë qëndrimit të tyre në Vjenë dhe Berlin “deklaruan qartë se Asociacioni duhej të formohej në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”.
“AKS duhet të formohet sa më parë që të jetë e mundur”, tha Rakiq para gazetarëve në Mitrovicën Veriore.
Ai shtoi se Asociacioni nuk është një kërcënim për ndonjë komunitet tjetër.
“Ne u thamë bashkëbiseduesve tanë në Vjenë dhe Berlin se AKS nuk do të jetë Republika Srpska por do të jetë më e fortë se Republika Srpska në aspektin ekonomik, do të sjellim investitorë, do të hapim vende të reja pune dhe do të forcojmë të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe”, theksoi Rakiq, transmeton Klan Kosova.