Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha sot se për shkak të qëndrimit të shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë që i shkelin sipas marrëveshjes së Brukselit dhe dialogut dhe heshtjes së Brukselit, ata i janë drejtuar Beogradit për të kërkuar të konslutohen me residentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth hapave të mëtutjeshëm.
“Sulmet e shpeshta ndaj serbëve dhe pronës së tyre në Kosovë, madje ndaj femrave dhe fëmijëve, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mosndëshkimi i kriminelëve dhe qëndrimi injorant që madje relativizojnë sulmet e shqiptarëve etnik ndaj serbëve, por edhe deklaratat e turpshme të përfaqësueses së BE-së në Kosovë dhe moszbatimi i marrëveshjes, na shtyn që si përfaqësues politik legjitim të popullit serb në Kosovë të konsultohemi me shtetin tonë dhe Presidentin Vuçiq”, tha ai, transmeton Klan Kosova.