Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta përmbyll turin e tij Ballkanik me vizitën në Serbi. Ai ka arritur në Beograd pasditen e sotme dhe është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.
Siç raportojnë mediat serbe, takimi është duke u mbajtur në “Villa Mir”, dhe pas takimit të dy liderët do t’iu drejtohen mediave.
Kryeministri i Shqipërisë më herët gjatë ditës së sotme ka vizituar Sarajevën dhe Podgoricën, ndërsa dje ka qëndruar në Shkup dhe Prishtinë.
Rama po viziton rajonin si pjesë e përgatitjeve për Procesin e Berlinit, të cilin Tirana do ta kryesojë në tetor.
Takimi i sotëm në Beograd është i pari që kur Rama kishte kërcënuar më ngrirje të raporteve me Serbinë për shkak të rrëmbimit të tre policëve dhe i pari që pas deklaratës së “Open Ballkan” ka përfunduar misionin e tij./Express/