Kryetari i Komunes së Vushtrrisë Xhafer Tahiri në fund të çdo jave po publikon shpenzimet e zyres së tij, një veprim për të dëshmuar transperencën në qeverisje.

Edhe këtë javë Tahiri publikoi shpenzimet e tij javore dhe ajo që kishte përbër lajm është se Tahiri kishte shpenzuar një shumë mjaft vogël, vetëm 12 euro.

Mirëpo përkitazime me këtë ka reaguar ish-Drejtoresha për Rini, Kulturë dhe Sport në Komunen e Vushtrrisë, Shpresa Rama.

Ajo këtë e ka bërë përmes llogarisë së saj në instagram ku lajmit për shpenzimet e Tahirit i ka vënë edhe një mbishkrim i cili është “Rrej Syle, Rrej Syle”.