Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur projektin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës.

 

Publikimi i ‘Projektit të Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’ u bë pas një tryeze diskutimi ku Rama mblodhi Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Rifat Latifi, Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë dhe miq e partnerë të tjerë.

Kryetari Rama tha se ky spital do t’i përmbushë të gjitha nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet shëndetësore që ata kanë.