Kryeministri Rama ka dal në konferencën e tij të parë për shtyp pas përfundimit të votimit. Në fjalën e tij, pasi falënderoi të pranishmit, Rama tha se partia e tij do të vzhdojë të qeverisë.
“Dua ti falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë në Shqipëri, dua tju them të gjithëve se votat janë në kuti që të gjitha.
Populli ka folur dhe tani duhet ta dëgjojmë. Detyra jonë, eçdo numëruesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetarë të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat. Hamendjet, sondazhet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse, i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjithave kutive të votimit. Përqëndrohuni në detyrën tuaj dhe dua ta përsëris edhe njëherë një falënderim nga zemra për patronazhistët tonë që kanë bërë një punë mresëlënëse dhe njëkohësisht ata janë ata që e dinë më mirë se kush ka votuar kush nuk ka votuar.
Dhe duke qenë se në zonat e tyre janë të bindur për fitoren, të bindur janë dhe të tjerët. Tani është momenti të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e procesit. Nesër do të jemi përsëri, Shqipëria do të buzqesh. Ajo që dua të theksojë është se nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse, por duam që si ishte kjo ditë kaq e qete, kaq qytetare, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi dhe nga ky proces do të dal e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë”.