FIFA ka vendosur që të gjobisë lojtarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pikërisht për arsye se bënë shqiponjën në ndeshjen me Serbinë në Botërorin 2018 në Rusi.
Ndërkohë gjoba për të dy është afro 20 mijë franga përderisa shqiptarët tashmë janë mobilizuar për të ndihmuar në mbledhjen e parave.
Është pikërisht kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka publikuar një xhirollogari në të cilën do të mblidhen para lidhur me këtë rast.
“Mos kini frikë nga SHQIPONJA” është emri i llogarisë bankare ku secili mund të kontribuojë për të paguar gjobën në fjalë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit?
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA?
Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë????