Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë në lidhje me shtesat e pensioneve.Haradinaj tha se opozita po duan të shkojnë me manipulime dhe lojë fjalësh dhe jo me substancë.


“Eshtë shumë interesante ministër, dhe po konstatoj se po doni me shku me lojë fjalësh me manipulim dhe nuk po doni me shku me substancë. Eshtë e vërtetë që ato shtesa kanë qenë për tre muaj. Të them të drejtën krejt jemi befasu me vendimin tuaj, krejt kemi besu që i’u keni me ua zgjat 1 vit. Jo kështu me këto manipulime, ju lutem hyni në substancë. Ju keni mujt me than se nuk keni mujt me vazhdu, por moni me këto manipulime”

Tutje ai ka hedhur kritika të forta në drejtim të ministrit Liburn Aliu në lidhje me një tender.“Liburn Aliu është ka vjedh Kosovën në mënyrën më të keqe të mundshme. Leni këto retorikat manipulative, keni me u përballë me substancë. Nuk jeni askund duke punu me ligji e pagave dhe çfarë është më e keqja nuk keni koncept ekonomik” tha Haradinaj në kuvend