Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Kosova duhet që sa më parë të nis me krijimin e institucioneve të reja.
Sipas tij nuk është koha e duhur të diskutohet për zgjedhje potenciale.
“Mendoj që duhet me qenë të kujdesshëm të mos abuzojmë me gjendjen në vend. Është mirë të i ndërtojmë institucione dhe një qasje e tillë imponuese ose kërcënuese ndaj njeri-tjetrit, që i dëgjojmë tek partnerët potencial të qeverisë së ardhshme, më duket e çuditshme”.
“Mendoj që kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes për shkak se i faturohet pazotësia për krijimin e institucioneve. Nuk mundesh me shpëtu prej dënimit që ta jep populli”.
“Ata që kanë marrë besimin duhet të krijojnë institucionet dhe të mos marrin kohë”.
Haradinaj i pyetur nga gazetarët komentoi edhe takimin e anëtarit të VV-së Xhelal Sveçla me Marko Gjuriq, për të cilin tha se meriton një shpjegim nga Vetëvendosje.
Ndërsa, sa i përket dërgimit të Ligjit të Pagave ne Gjykatën Kushtetuese, Haradinaj tha se vonesa në implementimin e këtij ligji duke e pakuptueshme.
“E kam zor ta them mirëpo e kam njëfarë dyshimi që po bëhen me qëllim këto skenare. Më duket pak e qëllimshme kjo zhagitje”.
“Nëse ka ndonjë të metë ky ligj mund te amandamentohet”.
“Por që të vonohet është e papranueshme nga ana ime”.