Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se po e presin lajmin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.
Sipas tij, ndonëse nuk mund mund të garantojë se njohja do të ndodhë këtë vit, ai tha se Papa Françesku e ka siguruar atë se Ati i Shenjte e ka në zemër dhe lutet për popullin e Kosovës.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një konference për shtyp pas kthimit nga Selia e Shenjtë në Vatikan, ku ishte takuar me Papa Françeskun dhe zyrtarë të lartë të këtij vendi.