Profesori i Universitetit të Prishtinës, Nagip Skënderi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bvërë të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Skënderi sjell me vete një pasuri njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë.
“Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurtë, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit, do të jetë padyshim i arritshëm. Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, Profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tone”, ka shkruar Haradinaj.