Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Fushë Krujë. Një shqiptar nga Kosova i identifikuar si Xhafer Osmani, duket se është viktima e krimit horror të ndodhur në zonën e Fushë Krujës.

Sipas raportit paraprak të mjekëve ligjorë, Xhafer Osmani është djegur i gjallë në makinën e tij.
Sipas raportit të ekspertëve, Xhafer Osmani është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm.

Ngjarja u regjistrua me 5 maj 2018. 57 vjeçari, babai i katër fëmijëve është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës ku ndodhej bashkë me të ishte vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë, shkruan syri.net.
Policia ka bërë me dije se automjeti i 57 vjecarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13.

Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim.
Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar.