Foto: Llapi.info

Për ta gjetur Komunën e Podujevës në listën e komunave për performancë të vitit 2018 nuk është e vështirë. Kjo, pasi që kjo komunë gjendet në pozitat e fundit, shkruan Llapi.info

Në bazë të raportit të performancës së komunave për vitin 2018, Podujeva është krahasuar me komuna të vogla të Kosovës.

Komunat të vogla si: Zubin Potoku, Parteshi, Ranilligu e Graçanica në performancë janë thuajse me përqindje të njëjtë me Komunën e Podujevës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe këshilltari nga radhët e PDK-së, Arber Blaku.

“Qytetare te Podujeves shikoni se ku kemi ra si komune ne nivel vendi, po krahasohemi me komuna si Shterpca, Zubi Potoku, Parteshi e Ranilluku e shume komuna te vogela… ky eshte raporti nga Qeveria e Kosoves-MAPL per performanc ne vitin 2018…dhe kur mendon se qe po ne vitin 2018 kryetarit te komunes u kan tepru 3 milon euro, problem eshte me met me men ne kry!”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info

No photo description available.