Një person, dje rreth orës 13:30 minuta ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij gjendet një armë zjarri.
Sipas policisë, pas raportimit për armën nga dëshmitari mashkull, është kontrolluar vendi dhe më pas është bërë edhe konfiskimi i saj, njofton Llapi.info. Me urdhër të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shajkofc të Komunës së Podujevës./Llapi.info