Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq ka folur për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe rreth çështjes së korrigjimit të kufijve.

Rashiq në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë, dhe se kjo temë është ngritur me qëllim nga të dy presidentët, ai i Kosovës dhe Serbisë, për të krijuar tension te qytetarët.

“Unë kam qenë kundër çdo opsioni të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Ndarja do të ndikonte negativisht në jetën e serbëve që jetojnë këtu, po ashtu do të kishte pasur ndikim negativ në tërë rajonin. Sa e shoh unë të dy presidentet po rrisin një tension ku populli po e merr më afër zemrës, ngritja e këtij tension është i qëllimshëm”, ka deklaruar Rashiq.

Ai tutje ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, me deklaratat e tij për korrigjim të kufijve është treguar i papjekur politikisht.