Qeveria ka emëruar Rashit Qalaj Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Qalaj deri më tash ka qenë nënkolonel në Policinë e Kosovës.

Emërimi i tij në vend të Shpend Maxhunit i cili u largua nga policia për t’u bërë drejtor i AKI-së, është bërë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi për emërimin e Qalajt nuk e kanë mbështetur ministrat e Nismës për Kosovën, të cilët kanë abstenuar.