Llapi mposhti sot ekipin nga Drenasi, Feronikelin me rezultat 2-1, raporton Llapi.info.

Dy gola për ekipin nga Podujeva i shënoi Ersil Ymeri, kurse Ilir Berisha për mysafirët.

Feronikeli pati rastin që t’i barazonte shifrat në minutat shtesë të ndeshjes, por portieri i Llapit, Giacomo Nava priti penaltinë e Jean Da Silvës.

Llapi.info ka siguruar edhe një video ku shihet reagimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas humbjes së penaltisë.

Pas kësaj fitoreje, Llapi dhe Feronikeli ndajnë pozitën e pestë në tabelë me nga 28 pikë të tubuara./Llapi.info