Këshilltarja e AAK-së në Podujevë, Tringë Sfishta ka reaguar pas përjashtimit që i ka bërë partia në mbledhjen e mbajtur ditë më parë, pasi ajo votoi kandidatin e LDK-së, Fatmir Gashin, transmeton Llapi.info
Sfishta tha se është e pakuptimtë të flitet për përjashtime në vitin 2018, kur bota e moderuar po shkon drejt globalizmit.
Madje e njëjta ka akuzuar disa anëtarë të AAK-së pasi sipas saj qëllimi parësor i tyre ishte përfitimi dhe aspak kontributi për komunën.
“Sa i përket çështjes se largimit nga AAK-ja, nuk do të doja të merresha pasi që është e pakuptimtë që në vitin 2018 të flitet akoma për qasje përjashtuese kur e gjithë bota e moderuar po shkon kah globalizimi, dhe krijimi i një ambienti sa më të përshtatshëm në shërbim te jetesës së njerëzimit.Mendesia e tillë, inatet personale, mosarritja e qëllimeve përfituese në kurriz të popullit, dhe mentaliteti i krijuar që patjetër duhet të përfitohet nga politika ka bërë që ata individ të manifestojnë dhe shfaqin ultesinë e tyre përmes këtyre veprimeve që tregojnë se qëllimi kryesor i tyre ishte përfitimi dhe aspak ideja e konstituimit të institucioneve sa më parë të jetë e mundur në mënyrë që të mundohemi sadopak të punojmë në mirëqenien e qytetarëve tanë.
Pra, mos përmbushja e interesave personale të disa anëtarëve të AAK-së që qëllimi parësor i tyre është përfitimi dhe aspak kontributi për bashkësinë dhe komunën tonë ka bërë që të shfaqin gjithë mllefin dhe inatin e tyre përkundër lejes nga selia qëndrore e AAK-së të cilat kanë aprovuar një marrëveshje të tillë.Me të vërtetë shpresoj që të vetëdiesohemi si politikan dhe të mendojmë për të mirën e këtij populli, të kuptojmë që jemi të zgjedhurit e popullit dhe të jemi të përgjegjshëm e dinjitetshëm dhe askush tjetër ska të drejt të na kërkojë të votojmë për interesa klanore” thuhet në reagimin e saj/Llapi.info