Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar për shkeljen e masave anti-Covid nga vet qeveritarët që i kanë nxjerrë ato.
Ai ka thënë se masat anti-Covid vlejnë për qytetarët të cilët gjobiten çdo ditë për mos respektim të tyre, por ato nuk vlejnë për kryeministrin Avdullah Hoti e ministrin Agim Veliu.
Sot është mbajtur fushata elektorale në Podujevë dhe kryeministri Avdullah Hoti e ministri Agim Veliu, kanë parakaluar rrugëve të këtij qyteti së bashku me dhjetëra qytetarë të tjerë, kur në fuqi është ende masa që ndalon grumbullimin e më shumë se 5 qytetarëve në sheshe publike.
CHECK THIS OUTMgid
Kjo metodë shtëpiake do të vrasë prostatitis në vetëm 3 ditë
Me veprimin e sotëm kryeministri Avdullah Hoti e ministri Agim Veliu, kanë shkeluar 4 masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Postimi i plotë i Miftarajt:
“Kur ligjin e bon Maliqi! Masat e Qeverisë Hoti ende janë në fuqi lidhur me parandalimin e Pandemisë COVID-19. Por këto vlejnë vetëm për qytetarët e thjeshtë të cilët në baza ditore dënohen nga Policia dhe agjencitë që e zbatojnë ligjin.
Këto masa nuk vlejnë për Kryeministrin Hoti, Ministrin Veliu dhe qeveritarët në pushtet. Këta janë mbi ligjin.
Qe disa foto që e vërtetojnë se si Hoti dhe Veliu janë mbi ligjin dhe shkelin masat më poshtë që janë në fuqi.
Marre, marre, marre.
P.S. Normal që i shkarkojnë drejtorat në Polici, ATK dhe Doganë. I caktojnë militantat në këto pozita që janë lojal ndaj shefit dhe jo ndaj ligjit.
Disa nga masat në fuqi që janë shkel sot në fushatën në Podujevë.
- Ndalohet grumbullimi i qytetarëve prej më shumë se 5 personave në sheshe publike, parqe dhe vende publike, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim.
- Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtaritë fetare (përveç familjes së ngushtë), si dhe çfarëdo forme tjetër e organizimit me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.
- Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
- Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.