Ekipi i Llapit ka reaguar kundër gjyqtarëve dhe kryetarit të tyre, Përparim Hasani, pas ndeshjes kundër Dritës, e cila u mbyll baras 1:1.
Në reagimin e tyre thuhet se pas dëmtimeve të njepasnjeshme në ndeshjet kundër Kf Gjilani, Kf Hajvalia, Kf Ferronikeli gjyqtarët edhe në ndeshjën kundër Kf Drita ishin kundër FC Llapi-it.
Sipas këtij reagimi, referi anësor F.Abrashi referoi një pozitë jashtëloje të paqenë, e për ta vërtetuar këtë ekipi i Llapi reagimit i kanë bashkangjitur edhe foton e momentit të referimit të asaj pozite jashtëloje.
Sipas FC Llapit, në foto shihet “se Referi anësor F.Abrash ( apo shefi i tij) në minutën e 65 – 66 referoi pozitë jashtëloje e paqenë, futbollisti I dritës me nr 5 Erdin Hashani gjindet 3 metra para futbollistit tonë me nr 11 Mërgim Boshnjaku që ishte në pozitë të rregullt dhe gjatë aksionit ku del ball për ballë me portierin i cili shkakton ndërhyrje të ashpër ndaj futbollisti tonë Mërgim Boshnjaku me nr 11, portieri si lojtarë i fundit është dashtë që të ndeshkohet me kartonin e kuq sipas rregullave të referimit.”
FC Llapi ka kërkuar edhe një takim me Bordin Drejtues dhe sipas tyre opinioni do të njoftohet me kohë për qëndrimet që ata do t’i marrin në vazhdim./Llapi.info