Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se është duke u bërë një “luftë speciale” ndaj kryediplomates, Donika Gërvallës.
Arsyeja e kësaj “fushate”, sipas Abazit është “frika e madhe” që sipas tij PDK e “posedon si rezultat i krimit e korrupsionit”.
“Tani mund të tentojnë t’i mbijetojnë ose të shfokusojnë procese përbrenda duke krijuar tensione dhe zhurmë të jashtëzakonshme”, deklaroi Abazi në Info Magazine.
Ai gjithashtu shtoi se nuk mundet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ta shpallë si “tradhtare” Donika Gërvallën.
PDK po kërkon dorëheqjen e ministres së Punës së Jashtme, për shkak të deklaratave të vitit 2015 në të cilat Gërvalla akuzonte ish-krerët e UÇK-së për vrasjet e pasluftës.
Së fundi, ajo ka potencuar se “kurrë s’ka qenë dëshmitare në Gjykatën Speciale e as nuk është”.