Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka reaguar pas anulimit të konkursit që ka bërë Drejtoria e Arsimit për tutor/e në këtë Komunë, raporton Llapi.info.
Në reagim, LDK-ja, duke akuzuar pushtetin se në lista kishte emra të personave zyrtarë të partisë që udhëheqë m Podujevën, ka bërë thirrje të Prokuroria që t’i hetojë të gjitha rastet e konkurseve publike.
Më poshtë reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas presionit publik, të filluar nga LDK-Dega në Podujevë, Drejtoria e Arsimit, ka ANULUAR konkursin për pozitën TUTOR.
Në këtë konkurs, në mënyrë flagrante ishin shkelur pothuajse të gjitha kriteret e vendosura në konkurim dhe punësimet pothuajse të gjitha ishin me motive nepotike, e partiake.
Vlerësojmë se ky konkurs nuk është dashur të anulohet në tërësi, por është dashur të largohen nga lista ata që janë pranuar në këtë linjë.
Të njejtit është dashur të zëvendësohen me kandidatët që i kanë plotësuar kushtet, e të cilët qëllimshëm nuk janë pranuar.
Nga keqpërdorimet dhe pazaret e drejtorit të Arsimit po e pësojnë fëmijët dhe ata tutorë që për disa muaj po punojnë pa pagesë, shkak premtimi që po marin se do të kompensohen.
I bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që t’i hetojë këto raste, edhe shkeljet që kanë ndodhur gjatë gjithë këtij procesi!
Kujtojmë se në këtë listë, përveç që ishin me shkollim jo adekuat dhe disa raste edhe pa diplomë fare, një pjesë e të pranuarëve ishin, familjarë të anëtarëve të ekzekutivit, familjarë të kandidatëve për asamble nga radhet e LVV-së, familjarë të zyrtarëve të lartë të arsimit dhe të instancave që janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të arsimit!
Falënderojmë mediat për mbulimin e rasti
Anulohet konkursi për tutorë në Podujevë – dyshohet se pati parregullsi