Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë nëpërmjet një reagimi për gjendjen e rrugëve në Komunën e Podujevës ka kërkuar nga Komuna dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike që urgjentisht të ndërmarin hapa të menjëhershëm per t’u dalë në ndihmë qytetarëve, shkruan Llapi.info.
Sipas tyre, komuna dhe drejtoria përkatëse nuk kanë marrë asnjë veprim lidhur me gjendjen e krijuar.
Më tej, VV ka kërkuar nga kompanitë që janë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve të jenë në krye të detyrës dhë t’i realizojnë punët në bazë të kontratave që kanë.