Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar për mos funksionalizmin e tregut të gjelbër në Podujevë, njofton Llapi.info
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kanë bërë thirrje pushtetit lokal që sa më shpejt të bëhen kushtet për shtije brenda tregut të gjelbër.
Sipas VV-së, nga shitësit e pemëve dhe perimeve po u vështirësohet qarkullimi i nxënësve afër shkollës “Shaban Shala”.
Më poshtë postimi i plotë:
Reagim,
Bllokimi i trotuareve afër Shkollës Fillore “Shaban Shala” nga shitësit e pemëve dhe perimeve po ua vështirëson qarkullimin nxënësve, kjo është si pasoj e papërgjegjësisë së pushtetit Komunal e cila nuk u siguron kushte elementare shitësve të pemëve dhe perimeve edhe pse “Tregu i Gjelbër” është ndërtuar kaherë mirëpo qëndron akoma i mbyllur (zbrazet).
Lëvizja VETËVENDOSJE! i benë thirrje pushtetit aktual që në kohë sa më të shkurtër t’i krijoj kushtet për shitje brenda “Tregut të Gjelbër”, ne mënyrë që të lirohet trotuari dhe nxënësit të lëvizin lirshëm, kjo në mënyrë të drejtpërdrejt iu ofron siguri nxënësve dhe banoreve të qytetit.