Të Bardhët kanë harxhuar ‘vetëm’ 456 milionë euro në transferime, ndërsa kanë arkëtuar 403 milionë nga shitjet e futbollistëve në gjysmë-dekadën e fundit.
Real Madrid po përgatitet për një verë shpenzimesh në blerje, ndërsa feston të tretin titull të Ligës së Kampionëve në tre vjetët e fundit.
Të Bardhët kanë harxhuar ‘vetëm’ 456 milionë euro në transferime, ndërsa kanë arkëtuar 403 milionë nga shitjet e futbollistëve në gjysmë-dekadën e fundit.
Nga ana tjetër, Barcelona ka blerë futbollistë në vlerë prej 754 milionë euro, ndërsa ka marrë 408 milionë nga shitjet, përfshirë 222 milionë nga ajo e Neymar.
Emri i brazilianit është ai që më shumë lakohet si transferim i mundshëm i Të Bardhëve gjatë verës, ndërsa alternativa për të janë Eden Hazard, Mohamed Sala dhe Paulo Dybala.
Real Madrid verës i bashkohet Viniciues Junior, meqë me të tashmë ka kontratë, ndërsa alternativa për portën janë David De Gea, Thibaut Courtois dhe Kepa.
Në qendër të mbrojtes skuadra nga Santiago Bernabeu po shqyrton mundësinë e blerjes të asit të rivalit lokal, Jose Maria Gimenez, ndërsa përcjell edhe Milan Skrinar e Alessio Romagnoli.