Juventus dhe Real Madrid janë marrë vesh për transferimin e Cristiano Ronaldo-s te kampioni italian, sipas burimeve të Sky.

Madrilenët thuhet të kenë pranuar ofertën prej 105 milionë funtesh të Zonjës së Vjetër për pesë herë lojtarin më të mirë në botë.

Kështu, portugezi do të largohet nga Reali pas nëntë vjetësh, gjatë së cilës periudhë i kishte fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, dhe katër Topa të Artë.