Nuk keni ndonjë ide për përgatitjen e drekës? Kjo recetë do iu ndihmojë.
Përbërësit:
750 gr patate
400 gr fileto pule
400 gr brokoli
2 thelpinj hudhër
4 kokrra vezë
150 gr ajkë
3 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper
Trumzë
Majdanoz
50 gr parmixhano
Udhëzimet:
Fillimisht qërojmë patatet dhe i vendosim në ujë të vluar për 20 minuta. Lajmë filetot e pulës dhe i presim në feta rreth 3 cm. Brokolin e ndajmë në lule dhe e vendosim në ujë të vluar me kripë për 3 minuta, më pas e vendosim në ujë të ftohtë dhe e lemë të kullojë mirë.
Ngrohim vajin në nje tigan dhe skuqim filetot e pulës derisa të zverdhen, më pas shtojmë hudhrën dhe e kaurdisim për një minutë bashkë me mishin e pulës.
Qërojmë patatet dhe i presim në feta të trasha.
Me anë të një furçe lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim në kolona një shtresë me patate, një shtresë me brokoli dhe një shtresë me mish pule. Trazojmë në një tas vezët me ajkë, kripë, piper të zi, trumzë dhe pak hudhër të grirë imët. E shtojmë kremin në tavë dhe e spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen me djathë parmixhano. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta. Në 10 minutëshin e fundit e mbulojmë tavën me letër alumini.