Qytetarët e komunës së Podujevës sot gjatë ditës janë përballur me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat nuk kanë zgjatur më shumë se një orë.
Burime brenda qendrës së thirrjeve të KEDS –it për Llapi.info kanë bërë të ditur se reduktimet janë si pasojë e mungesës së prodhimit të energjisë në Kosova A.
Reduktimet janë sipas kategorive, ku kategoria B ka pasur reduktime deri në një orë, ndërsa kategoria C deri në dy orë. Sipas këtyre burimeve, pjesa më e madhe e qytetarëve të komunës së Podujevës i përkasin kategorisë C.
Përmes një njoftimi, KEDS ka bërë të ditur se përveç Komunës së Podujevës edhe komunat tjera po përballen me mungesë të energjisë elektrike, ku ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike./Llapi.info