Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës se duke filluar nga dita e sotme rreth orës 14:00 do të kenë ç’rregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, njofton Llapi.info.

Përveç keqpërdorimeve dhe rritjes enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, sipas njoftimit të “Prishtinës” sot rreth orës 14:00 është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në stacionin e pompave dhe fabrikën e përpunimit të ujit në Albanik-Batllavë.

Me këtë rast qytetarët e Prishtinës , Obiliqit dhe Podujevës do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, zonat që furnizohen nga ky sistem.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike sipas zyrtarëve të KEDS-it, është si pasojë e motit të ligë dhe shkarkimeve nga vetëtimat në Trafostacionet energjetike të tyre./Llapi.info