Peter Lumaj, 30 vjet pasi shkoi në Amerikë si refugjat, po garon për guvernator të Connecticutit.
Ai po konsiderohet shpesh si “konservatori i vetëm i vërtetë” në një listë të gjerë kandidatësh për të parin e vendit.
Lumaj thotë se vetëm një vend si Amerika do t’ia mundësonte që 30 vjet pasi kishte ikur si refugjat të arrinte të garonte për guvernator.
“Këtu jam 30 vjet më vonë duke garuar për guvernator. Ku tjetër përpos SHBA-së do të mund të ndodhte diçka e tillë?”, ka deklaruar ai në një intervistë të fundit, raporton “ctpost”.
Ai njihet si mbështetës i fuqishëm i administratës Trump. Sipas tij, administrata Trump po bën punë të mrekullueshme dhe se do të bëjë çmos që Trumpi të rizgjidhet president më 2020.