Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesëpadinë e IPKO Telecommunications LLC kundër të padituritë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare me të cilin ka kërkuar që të detyrohet i padituri që t’ia kthejë shumën prej 4,163.868.00 euro, në emër të pasurimit pa bazë juridike.
Fillimisht, paditësi IPKO Telecommunications LLC me datë 23.06.2016 kishte paraqitur padi kundër Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për kthimin e borxhit.

Në Aktgjykimin që e posedon lajmi.net thuhet se, “I padituri me datë 22. 10. 2015, duke vepruar në kuadër të kompetencave në fushën e telekomunikimeve elektronike dhe postare la lëshuar memorandumin me të cilin ka shpalosur çmime jashtëzakonisht të larta dhe arbitrarë për blerjen e frekuencave të reja dhe nuk ka dhënë afat 15 ditë për paraqitjen e ofertës”.

Tutje Aktgjykimi bënë të ditur se, menjëherë pas pranimit të vendimit ka angazhuar një ekspert ndërkombëtar, një kompani prestigjioze për vlershmin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të frekuencave të reja, i ka kërkuar të paditurit zgjatjen e afatit për dhënie të ofertës, i cili pastaj me anë të memorandumit zyrtarë ka zgjatur aftin deri më datë 27.11.2015. me datë 18.11. 2015, i është drejtuar të paditurit me kërkesë për adresimin dhe korrigjimin e lëshimeve metodologjike në përcaktimin e çmimit për spektrin 2×15 MHz për 15 vite në brezin 180 MHz. Se bashku me kërkesën, të paditurit i ka dorëzuar edhe raportin e ekspertizës të përgatitur ku janë evidentuar të gjitha gabimet e lëshuara nga i padituri.

Ka shtuar se më 03.12. 2015, i padituri ka nxjerr vendim për dhënien e të drejtës së shfrytëzimit të Radios Spektri Frekuencor prej 2×10 MHz, duke mos i evituar lëshimet –metodologjitë e çmimeve dhe duke mos përcaktuar çmimin prej 5,925.505.00 euro. Ka mbajtur cenimin se çmimi i caktuar nga i padituri ishte pasojë e gabimeve metodologjike dhe se oferta ishte kushtëzuar pasi që, ishte paraqitur me rezervimin e të drejtës për kthimin e pasurisë bazë”, etj.

Më poshtë mund ta shihni në tërësi Aktgjykim e Gjykatës Themelore lidhur për këtë proces.