Gjatë natës së kaluar një pronar i një lokali në Gjilan ka kanosur zyrtarët policorë në detyrë.
Personi në fjalë është arrestuar pasi i njëjti ka kundërshtuar verbalist zyrtarët policorë duke refuzuar që të ndalojë muzikën në orët e vona në lokalin e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes.