Regjisori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Sokol Plakolli  mbrëmë pas përfundimit të premierës së shfaqjes “Pasardhësi” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, regjisor i të cilit është Slobodan Unkovski, ka hipur mbi tavolinat e ushqimit duke bërtitur “UDBASHA” e duke thyer gota e pjata si shenjë pakënaqësie ndaj regjisorit të këtij filmi, transmeton Llapi.info.

Plakolli përveç protestës së tij që bëri në Teatrin Kombëtar menjëherë ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se sofrat tona nuk do të jenë kurrë mikpritëse ndaj sllavëve të cilët me shekuj kanë hartuar plane për copëtimin e kombit tonë.

“Jo UDB ashave dhe thundrës sllave në TKK.
Sofrat tona kurr s’do jenë të shtruara as mikpritëse për thundrën dhe gurmazin e sllavëve që me shekuj hartojnë plane për coptimin dhe shfarosjen e Kombit tonë.
Me respekt Sokol Plakolli. Regjisor i teatrit!” ka shkruar Plakolli./Llapi.info

Skandal, Sokol Plakolli thyen pjata dhe bërtet “UDBASHA”, pas premierës së shfaqjes “Pasardhësi” Sokol Plakolli, pas përfundimit të premierës së shfaqjes “Pasardhësi”, me regji të Slobodan Unkovski, është ngjitur mbi tavolinat me ushqim, duke thyer pjata e duke bërtitur “UDBASHA”. Pas këtij skandali, sigurimi i TKK-së ka larguar Sokol Plakollin nga objekti i TKK-së. Për më shumë ndiqeni videon e regjistruar nga Denis Galushi./KultPlus. com

Publiée par KultPlus.com sur mercredi 28 décembre 2016