Kuvendi i Kosovës, me iniciativë të Forumit për Transparencë Parlamentare, ka organizuar një takim me qytetarët e Podujevës. Të ftuar në këtë takim ishin deputetët Doruntinë Maloku-Kastrati, Zenun Pajaziti, Saranda Bogujevci, Salih Salihu si dhe Enver Hoti, raporton Llapi.info.
Mirëpo, i ftuar ditë më parë nuk ishte njëri prej deputetëve më të votuar në Podujevë, Fidan Rekaliu.
Por, sot kur takimi i deputetëve me qytetarë veçse ka filluar ajo që vërehet është prezenca e deputetit të LDK- së Fidan Rekaliu dhe mungesa e të ftuarës, Doruntinë Maloku.
Kujtojmë se ditë më parë deputeti i LDK- së, Fidan Rekaliu kishte thënë se nuk është në dijeni pse është bërë një gjë e tillë dhe se sipas tij kjo ishte një gjë e çuditshme.
“Nuk kam ndonjë informate pse nuk jam ftuar. Te ju them te drejtën edhe për mua, kjo gjë, ngjanë e çuditshme, pasi unë vije nga Komuna e Podujevës dhe për me tepër, jam marr me problemet e Komunës se Podujevës jo për motive provinciale, por se është një Komune me potencial te madh zhvillimor, me njerëz shume punëtor dhe e lënë gjate kohe, pas dore nga ana e Qeverise qendrore” kishte thënë Rekaliu./Llapi.info