Këshilltari Strategjik i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për vizat është lajm fantastik për bizneset kosovare.
Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se 56 për qind e bizneseve kanë humbur kontrata dhe relacione të rëndësishme biznesore ndërsa 62 për qind kanë pasur ndikime në eksporte si pasojë e mosliberalizimit të vizave.
Postimi i plotë në Facebook:
– 56% e bizneseve kane humbur kontrata dhe relacione te rendesishme biznesore, ndersa 62% kane pasur ndikime ne eksporte, si pasoje e mosliberalizimit te vizave;
– Lajmi i sotem, perkatesisht rekomandimi pozitiv per vizat nga Komisioni Evropian, eshte lajm fantastik per bizneset tona. Liberalizimi i vizave do te kete ndikim te jashtezakonshem ne nderkombetarizimin e ndermarrjeve tona;
– Oda Ekonomike e Kosoves do te vazhdon avokimin ne rrjetin e vet nderkombetar, per vendim sa me te shpejte per liberalizim dhe krijim te mundesive te reja per bizneset tona./