Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit i ka gjobitur 1 743 persona në trafik. Kjo shifër është rekorde të paktën për këtë vit, transmeton Indeksonline.
Së fundi duke iu referuar statistikave të aksidenteve të shumta në trafik, policia ka formuar “Task Forcë” për t’i parandaluar ato.
Për dallim nga aksidentet fatale, që nuk u regjistrua asnjë gjatë 24 orëve të fundit, ato me persona të lënduar dhe me dëme materiale sërish ishin të shumta.
Sipas të dhënave të policisë, dje në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 80 aksidente, prej të cilave 26 me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.
Në rrugë aktualisht ka shtim të patrullave policore dhe kështu do të jetë deri në përfundim të sezonës verore.
Indeksonline ka mësuar se bashkë me zyrtarët policor në terren kanë dalë edhe eprorët e tyre dhe se motoja e “Task Forcës” është zero tolerancë për gjithë shkelësit e rregullave të trafikut.