Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shënuar edhe një rekord të ri në numrin e gjobave në trafik.
Sipas njoftimit zyrtarë të policisë gjatë së enjtes janë shqiptuar 78 gjoba më shumë sesa një ditë më parë.
Të dhënat tregojnë se gjatë 26 korrikut janë shqiptuar 1821 gjoba, ndërsa një ditë më parë më 25 korrik ishin shqiptuar 1743 gjoba.
Masat e shtuara të policisë vijnë pas shtimit të numrit të aksidenteve me fatalitet në rrugët e Kosovës. Të dhënat tregojnë se në dy ditët e fundit nuk ka pasur aksidente me fatalitet në rrugët e vendit.