Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit i ka gjobitur 1743 persona në trafik.
Kjo shifër e shënuar është rekorde të paktën deri tani për këtë vit, transmeton Klan Kosova.
Së fundi duke iu referuar statistikave të aksidenteve të shumta në trafik, policia ka formuar ”Task Forcë” për t’i parandaluar ato.
Për dallim nga aksidentet fatale, që nuk u regjistrua asnjë gjatë 24 orëve të fundit, ato me persona të lënduar dhe me dëme materiale sërish ishin të shumta.
Sipas të dhënave të policisë, dje në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 80 aksidente, prej të cilave 26 me persona të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.