Kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt ka realizuar vetëm 57 për qind e planit të punës për 6 muaj, ani pse ka më shumë se 100 zëvendësministra, thotë Lëvizja FOL.
Sipas raportit të Lëvizjes FOL, nga monitorimi i 22 institucioneve, nga 225 aktivitete sa kanë qenë të parapara në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018, vetëm 130 apo 57% janë realizuar, ndërkaq 95 aktivitete apo 41% kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor.
Megjithatë, Ministria e Financave, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në Planin Vjetor të Punës se Qeverisë ndërkaq ministritë të cilat nuk kanë realizuar asnjë aktivitet janë Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Kabineti qeveritar me mbi 100 ministra dhe zëvendës të tyre, ka realizuar 57% të planit të punës në gjashtë mujorin e…
Publiée par Lëvizja FOL sur Dimanche 29 juillet 2018