Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka “akuzuar” prindërit e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” që pa të ardhura financiare kanë bërë 15 fëmijë. Kjo “akuzë”erdhi pas deklaratës së Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili kishte thënë ditë më parë se “ata që kanë një pagë prej 300 euro nuk duhet t’i bëjnë shtatë fëmijë”.
Ai në rrjetin e tij social “Facebook” ka shkruar:
“Akuzoj prindërit: Musli dhe Nefise Mustafen!
Pa të ardhura financiare, kanë sjellë në jetë 15 fëmijë: 9 djem dhe 6 vajza.
Bile disa nga ata dyshohet se morën pjesë në luftë, të tjerët mbështetën luftën e UÇK-së…”.