Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Rrustem Mustafa, ka propozuar ndryshimin e koalicionit PDK-LDK nëse ky do të ishte kushti për zhbllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës.

Në një bisedë të shkurtër për Express, Remi ka thënë se është qëndrim personal i tij ideja e ndryshimit të koalicionit.

“Janë mendime personale”, ka thënë Remi, kur është pyetur nëse edhe PDK ka të njëjtin qëndrim me te.

“S’dua të komentoj më shumë se sa kam shkruar”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, deputeti i PDK’së, kishte thënë se të zgjedhurit e popullit duhet të ndërrojnë logjikën e besnikërisë ndaj klanit dhe të njëjtën ta zhvendosin si besnikëri ndaj institucioneve, votuesve e Shtetit.

“Nëse një rritje, zvogëlim apo çfarëdo ndryshimi në konfiguracionin e koalicionit ekzistues, është çmimi i normalizimit të shtetit, ne duhet të jemi të gatshëm t’a paguajmë”, kishte propozaur ai.